• +383 49 308 000
  • info@cnc-noll.com
Selman Kadriu, Themelues&Drejtor, CNC Noll sh.p.k.

THEMELUESI I KOMPANISË

Selman Kadriu, themelues dhe pronar i CNC Noll sh.p.k, me profesion eshte metalperpunues

dhe ndermarres serik , themelues i disa kompanive te ndryshme ne Kosove dhe jashte saj.

Karrieren e filloi ne vitin e larget 1986 ne Zvicerr ne firmen Urs Rothlin AG Maschinenbaufabrik, fillimisht si inxhiner e mandej si Menaxher Prodhimi. Ne kete kompani zvicerane  punoi deri ne vitin 1993, gjate se ciles kohe perpos punes ku shkelqeu si menaxher ishte edhe trajnues i stafit qe ju dha mundesine per pune dhe i aftesoi nje numer te konsiderueshem te punetoreve nga Kosova dhe me gjere ne zejen e perpunimit te metalit.

Ne vitin 1988 Selmani hapi kompanine e perpunimit te drurit Holz Slovakia ne Sllovaki dhe udhehoqi ate deri ne vitin 1996 kur kompania u shit.

Me pastaj, Selmani u kthye ne Kosove per tu kujdesur per familjen gjate te ciles kohe u morr me shitblerjen e mjeteve te transportit.

Ne vitin 1999, menjehere pas luftes duke pare nevojen e tregut per trasportim te mallerave dhe materialit per rindertim te shtepive te rrenuara, themeloi firmen Laki Company sh.p.k. qe u morr me transport te mallerave dhe logjistike, e cila  zhvilloi veprimtarine deri ne vitin 2011 kur Selmani shiti asetet e kompanise per te nisur nje kompani te re.

Kompania e re qe themeloi Selmani ne vitin 2012 ishte CNC Noll sh.p.k. duke u kthyer keshtu edhe njehere tek pasioni i tij i madh per perpunimin  e metalit dhe enderra e kahemoteshme per te pasur nje fabrike te perpunimit te metalit.

PROFILI I KOMPANISË

Kompania CNC Noll me seli ne Fushe Kosove,  u rrit vazhdimisht per viti ne vit qe nga themelimi, duke shtuar spunetore dhe makineri te financuara nga te hyra vetanake. 

Ne CNC Noll jemi te pasionuar per perpunimin e metalit. ME teknikat e CNC sjelljes & gdhenjes, saldim & grryerje , prodhojme nje game te gjere te veglave per injektim, kallepe per PET, pjese makinerike prej metali dhe plastike. 

Prodhimet e fabrikes eksportohen kryesisht ne Gjermani. Fabrika CNC Noll prodhon pjese per vegla qe perdoren ne industrine automobilistike te prodhuesit e mirenjohur si Audi, Mercedes, Citroen dhe Porsche. Kompania ka marreveshje afariste afatgjate me partneret gjerman per prodhimin e ketyre pjeseve dhe porosite behen paraprakisht disa muaj. Per momentin fabrika punon ne dy nderrime per kryer porosite nga klientet tane.

CNC Noll punon me porosi edhe per fima vendore duke prodhuar pjese per linjat e prodhimit te fabrikave si Sinalco Kosova, Birra Peja, Drena, Alpeve, Uji Jon, Uji Perla etj.

Gjitheashtu, CNC Noll bashkepunon me firma vendore dhe ato ne rajon. Porosite e medha dhe komplekse i kryen ne bashkepunim me Vegeltoren ne Ferizaj si dhe firmat Cast Invest Shkup (derdhja e gizes) dhe Galvanizacija Shkup (trajtime siperfaqesore me zink).

Produktet e fabrikes CNC Noll jane te cilesise se lart gje qe na kane mundesuar te fitojme besimin dhe porosite nga partnere gjerman. Fabrika eshte e certifikuar per cilesi me standardin  ISO 9001/2015.